Bëhu pjesë e konferencës ekskluzive të biznesit me folës të famshëm ndërkombëtar si Miha Pogacnik dhe Tim Ringo, me temë:

KAPITALI NJERËZOR PËR BIZNESET E SHEKULLIT 21

Si mund ti jap shtytje suksesit të organizatës suaj talenti, menaxhimi i performancës dhe investimi në Burime Njerëzore

16 Qershor 2016

09:00 - 16:00

Emerald Hotel, Prishtinë

NA KONTAKTONI NË:

Email: donika@ceed-kosovo.org

Tel:   +381 (0) 38 220 075

Ose rezervoni online duke plotsuar formularin posht faqës


Folësit

Miha Pogacnik

Folës i Famshëm Ndërkombëtar, Ekspert i Udhëheqjes Inovative, Violinist & Vizionar

Miha Pogacnik është shpikës i metodës muzikore të cilën e ka përdorur disa dekada gjatë trajnimeve dhe zhvillimit të ekipeve të udhëheqjes në korporatat gjigante si Johnson & Johnson, Porsche, Nike, Coca Cola, Microsoft, IBM, Shell, Novartis, BIAH, Electroloux, Unilever, Bosch dhe në shumë yje tjera ndërmarrëse!

Një mjeshtër i veçantë, në skenën muzikore si dhe në platformën e menaxhmentit. Ai është forca krijuese prapa misioneve kulturore dhe diplomatike; muzika e tij është medium për mendimet e tij dhe zhvillim i vizionit të tij.

Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në fushën e kulturës, biznesit dhe politikës si dhe në akademi dhe shoqërinë civile, ndërsa vizionet e tij e kanë shtyrë atë që të hulumtojë ndikimin e parimeve përcaktuese të Artit në evoluimin e shoqërisë. Është pasqyra e tij praktike në të cilën  mjediset kreative duhet të zhvillohen, ku në një platformë të ngritur të rezonancës, forcat e Artit tërheqin, “kompozojnë” dhe lidhin së bashku fushat e ndryshme sociale. Metoda e tij e transferit ndër-disiplinar nga kryeveprat muzikore te udhëheqja dhe zhvillimi kulturor po bëhet “rrymë qendrore” në shkollat e biznesit si Shkolla e Biznesit Harvard, agjencitë e OKB-së dhe tubimet si Alpbach dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Për më tepër rreth folësit/prezentuesit vizitoni:

www.mihavision.com

Linkedin

Tim Ringo

Ekspert ndërkombëtar i BNJ, Ish Ekzekutiv i BNJ për IBM Europe dhe SAP Europe, Lindja e Mesme dhe Azia, Autori më i shitur

Tim Ringo është ish Lider Global i Drejtorit për BNJ në IBM Evropë dhe tani Drejtor për BNJ në SAP për Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi. Ai mbanë përgjegjësinë e përgjithshme për mbi 2000 profesionistë MKN në tërë botën, fokusi i të cilëve është që t’u ndihmojnë klientëve që të mundësojnë inovacion në ndërmarrje dhe performancë nëpërmjet përmirësimit të efektivitetit të fuqisë punëtore. Fokusi i tij parësor është që t’u ndihmojë klientëve të krijojnë transformim të fuqisë punëtore dhe ndërmarrjes nëpërmjet zbatimit të strategjisë së integruar për jetëgjatësinë e kapitalit njerëzor, proceseve dhe teknologjive. Ai është një ekspert i njohur në temën e Menaxhimit të Kapitalit Njerëzor (MKN) dhe Burimeve Njerëzore (BNJ).

Tim Ringo ka diplomuar në Universitetin Shtetëror në Ohajo, si Bachelor i Shkencave të Administrimit të Biznesit, drejtimi i Financave. Ai gjithashtu ka studiuar Letërsi Angleze në Universitetin Shtetëror në Ohajo dhe Kolegjin e Ri, Oksford. Ai ka filluar karrierën e tij në Menaxhimin e Kapitalit Njerëzor në vitin 1992, në Kolumbus, zyra në Ohajo e Andersen Consulting, si një ndër anëtarët e hershëm në Praktikën e Menaxhimit të Ndryshimit, dhe është zhvendosur në Londër në vitin 1997. Ai iu bashkua kompanisë IBM Global Business Services në vitin 2006 pas 16 vitesh në Accenture, ku ishte Partner Ekzekutiv Njerëzor në Linjën e Shërbimeve të Performancës Njerëzore  në Accenture.

Pasuria dhe përvoja e Timit në përcaktimin dhe zbatimin e suksesshëm të programeve të mëdha për Kapitalin Njerëzor kanë prodhuar rezultate të njehsueshme për klientët të cilët me sukses kanë zbatuar zgjidhjet MKN tek shumica e industrive, përfshirë shërbimet financiare, komunikimet, teknologjinë e lartë, industrinë, udhëtimin dhe transportin dhe në shumicën e vendeve, përfshirë Amerikën, Evropën dhe shumë pjesë të Azisë.

Tim Ringo kërkohet nga mediat për të dhënë mendim dhe intervista si ekspert me organizatat si The New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, The Spectator (Business). Ai është rregullisht i rezervuar si folës kryesor ose si panelist për Kapitalin Njerëzor, BNJ dhe konferenca për TI në tërë botën (Kinë, SHBA, Indi, Japoni, Evropë).

Më tepër rreth folësit/prezentuesit:

http://www.speakers.co.uk/our-speakers/profile/tim_ringo

http://www.amazon.co.uk/Tim-Ringo/e/B006LIDPPM

http://grupobcc.com/en/speakers/tim-ringo/

Agjenda

09.00 – 09.30Regjistrimi i pjesëmarrësve
09.30 – 9.50Fjala hyrëse nga moderatori
Fjalimi mirëseardhës nga Organizuesit (CEED Kosova & Projekti EYE)
09.50 – 10.00Të aktivizuarit e performancës nga Miha Pogacnik
10.00 – 11.00Seanca 1 nga Tim Ringo:
Menaxhimi i Talentit për Organizatat e shekullit 21
11.00 -12.00 Seanca 1 nga Miha Pogacnik:
Nga BNj në PNj: Nga Burimet Njerëzore deri tek Pasuritë Njerëzore përmes Rezonancës Njerëzore dhe Organizative
12.00 – 13.00Dreka
13.00 – 14.20Seanca 2 nga Tim Ringo:
Njerëzit e Shekullit 21: Si mund ta Transformojnë Botën Angazhimi i Njerëzve, Inovacioni dhe Produktiviteti
14.20 – 14.40Pauza për kafe
14.40 – 15.30Seanca 2 nga Miha Pogacnik: Masterklasa për Rezonancën e Udhëheqjes
15.30 – 16.00Diskutim në panel dhe P&P:
Miha Pogacnik
Tim Ringo
Arta Celina, Eksperte për BNJ
Steve Williams, Konsulent Ndërkombëtar për Zhvillim

Aplikoni duke plotësuar formularin

  • Çmimi për:
  • -Pjesëmarrja në konferencë
    -Certifikata për pjesëmarrje
    -Materialet e konferencës
    -Dreka dhe pijet
  • 70.00 EUR + Tvsh
  • {{content-3}}
  • Vendet janë të limituara!
  • Na kontaktoni në:
    Email: donika@ceed-kosovo.org
    Tel: +381 (0) 38 220 075

Apliko tani

Sponzor Kryesor

 
Swiss-cooperation-office
eye

Sponzor i Artë

 
Meridian

Sponzor i Artë

 
BpB

Partner medial

 
telegrafi